6.1 C
New York
Saturday, March 15, 2025

Buy now

Mustafa: Kriza ekonomike dhe sociale po thellohet – na duhet qeveria e re tani

- Advertisement -

Profesori Bashkim Mustafa tha se qytetarët janë të zhytur në krizë ekonomike dhe sociale, e cila po rëndohet nga vonesat në krijimin e qeverisë.

“Qytetarët po përballen me çmime të papërballueshme dhe rritje të kostos së jetesës, ndërsa pagat nuk janë rritur aq sa vlera e inflacionit. Mësuesit, punonjësit shëndetësorë, policia, pensionistët dhe kategoritë e dala nga lufta po presin qeverinë e re për të rritur pagat dhe për të përballuar inflacionin”, tha ai.

Sipas Mustafës, rezultati zgjedhor nuk ka prodhuar ndonjë ndryshim të madh, por vonesat po e përkeqësojnë situatën ekonomike.

“Paqartësia politike do të thellojë edhe më shumë krizën ekonomike dhe sociale, do të ngadalësojë investimet kapitale dhe do të vonojë projektet infrastrukturore. Jemi në muajin e tretë të vitit dhe ende nuk ka lëvizje për hapjen e tenderëve apo nisjen e punimeve. Qytetarët janë ata që po e vuajnë këtë më së shumti, ndërsa barra kryesore bie mbi partinë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit”, theksoi ai në T7.

Mustafa sugjeroi që, nëse partia fituese nuk arrin të formojë qeverinë, atëherë partitë opozitare duhet të marrin përgjegjësinë për ta bërë këtë sa më parë, për të shmangur dëmet e mëtejshme ekonomike.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit