12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Mustafa i reagon Liburn Aliut për autostradën e Gjilanit: Deklarata e tij shpërfaqë mashtrimin edhe paaftësinë e kësaj qeverie

- Advertisement -

Koordinatori për Financa i PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar ndaj ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu për deklaratën e tij rreth autostradës së Gjilanit.

Ministri Aliu ka thënë se heziton dhe përton të deklarohet për këtë autostradë.

E kjo gjë ka nxitur reagimin e Mustafës së PDK-së, i cili ka thënë se deklarata e Aliut shpërfaqë mashtrimin dhe paaftësinë e kësaj qeverie.

Reagimi i tij:

Gjilani i dha shumë mbështetje me votë kësaj qeverie, por sot duhet të pyesim se çka i dha kjo qeveri Gjilanit?

Nga premtimet se autostrada e Gjilanit do të kryhet në vitin 2023, kemi mbrri në pikën ku Ministri Liburn Aliu deklaron “hezitoj dhe përtoj edhe me fol” për këtë projekt!

Kjo deklaratë e tij shpërfaqë edhe mashtrimin edhe paaftësinë e kësaj qeverie!

Kosova nuk ka kohë të humbë me këta njerëz që po i humbin vite të rëndësishme!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit