-0.3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Mustafa i reagon Kurtit për doracakët: E publikon deklaratën e ministres Nagavci të 2023-s

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti, tha të dielën se çështja e doracakut me edukimin seksual, janë një “fushatë propaganduese dhe përpjekje për krijimin e kauzave të paqena”.

Sipas Kurtit, doracakët nuk janë pjesë e kurrikulave shkollore, as tekste obligative për nxënës.

Mustafa, në një postim në Facebook publikoi një status të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila kishte njoftuar në dhjetor të 2023-ës, për doracakun në fjalë.

“Kush i ka hartu doracakët, kush???? Edhe i keni promovu bile”, shkroi Mustafa.

“Në kuadër të javës së promovimit të shëndetit në shkolla me temën “Edukimi seksual gjithëpërfshirës në shkolla, vizitova Gjimnazin “Sami Farashëri”, në Prishtinë. Me ç’rast bashkëbiseduam me nxënës, mësimdhënës dhe përfaqësues të Këshillit të Prindërve të Kosovës”, kishte shkruar ministrja.

Tutje, ministrja kishte thënë se MASHTI ka krijuar politika të përshtatshme duke bërë ndryshime praktikën Kurrikulën e Kosovës.

“Grupi i MASHTI-t, në bashkëpunim me ekspertë të IKSHPK-së, ekspertë të kurrikulave, ka hartuar doracakë për mësimdhënësit, të cilët do të ndihmojnë ata në trajtimin e këtyre çështjeve’”, kishte deklaruar Nagavci.

Sipas saj, gjatë 2023-ës, janë trajnuar 2400 mësimdhënës në të gjitha komunat e Kosovës, bazuar në lëndët që trajtojnë shëndetin seksual riprodhues.

Ndryshe, pas Komunës së Prishtinës, Skenderajt e Fushë Kosovës edhe ajo e Mitrovicës ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’  për klasat 1-5, 6-9 dhe 10-12.

Ky vendim, sipas një njoftimi për media i lëshuar nga faqja zyrtare e Komunës së Mitrovicës në platformën sociale Facebook, është marrë me qëllim të rishikimit dhe redaktimit të përmbajtjes së këtyre doracakëve, duke marrë parasysh shqetësimet dhe sugjerimet e prindërve, mësimdhënësve dhe komunitetit lokal.

Ndërkohë edhe Ministria e Arsimit të premten ka vendosur që t’i largojë nga përdorimi doracakët për edukim seksual dhe shëndetin riprodhues.

MASHTI ka nxjerrë vendim për rishikimin e doracakëve dhe ka thënë se deri në përfundim të rishikimit, ata do të largohen nga përdorimi.

Ministria ka theksuar se në komisionin që do ta formojë me ekspertë për rishikimin e doracakëve, do të ftohen të gjitha palët relevante, përfshirë Këshillin e Prindërve të Kosovës. /Telegrafi/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit