13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Mustafa i “qepon” Von Cramonit: Raportuese e VV-së, mbajti lart flamurin e tyre

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar ashpër raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Mustafa e ka akuzuar von Cramon për anim kah Lëvizja Vetëvendosje.

Mustafa, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ka thënë se von Cramon sulmonte partitë tjera opozitare dhe mbështeste VV-në përpara zgjedhjeve të fundit nacionale.

Po harrojnë ta falënderojnë raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, për kontributin e jashtëzakonshëm të saj për ardhjen e VV-së në pushtet”, ka shkruar ai.

“Jashtë  çdo norme normale, me subjektivizëm të pashoq, me përzierje flagrante në relacionet e brendshme partiake e demokratike e me anim të hapur, Cramon e mbajti lartë flamurin e Vetëvendosjes, duke atakuar para zgjedhjeve partitë  që sot janë në opozitë”, vijon Mustafa.

“Sot nuk e di a është raportuese e VV-së apo e shtetit që VV synon çdo ditë ta shndërrojë në diktaturë?!”, përfundon qëndrimi i ish-kryeministrit.

Reagimi i tij vjen një ditë pas vizitës së von Cramon në Kosovë, e cila u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Postimi i plotë:

Po harrojnë ta falënderojnë raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, për kontributin e jashtëzakonshëm të saj për ardhjen e VV-së në pushtet. Jashtë çdo norme normale, me subjektivizëm të pashoq, me përzierje flagrante në relacionet e brendshme partiake e demokratike e me anim të hapur, Cramon e mbajti lartë flamurin e Vetëvendosjes, duke atakuar para zgjedhjeve partitë që sot janë në opozitë. Sot nuk e di a është raportuese e VV-së apo e shtetit që VV synon çdo ditë ta shndërrojë në diktaturë?!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit