0.7 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

Mustafa i PDK-së: Në Mitrovicë po testohet demokracia

- Advertisement -

Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), konsideron se në Mitrovicë të Jugut po testohet demokracia, për çka ka kërkuar hetim të plotë rreth fletëvotimeve në qendër numërimi në këtë komunë, e për të cilën Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë urdhër që të ndërprehet numërimi i tyre.

“Në Mitrovicë po testohet demokracia. Vullneti i lirë i qytetarëve është i shenjtë dhe nuk guxon të falsifikohet! Hetim të plotë dhe transparent deri në votën e fundit!”, ka shkruar Mustafa.

Mbrëmjen e së hënës është raportuar se në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë është ndërprerë numërimi i votave të balotazhit të zhvilluar më 09.11.2025 për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, pas dyshimeve për parregullsi që janë vërejtur në 20 fletëvotime me numra serikë të ndryshëm.

Kjo bëri që në QKN të shkojë kryeprokurori i Prokurorisë së Mitrovicës, Njazi Rexha por edhe njësitet policore.

Por aty qëndruan edhe simpatizantë të PDK-së, që brohorisnin “hajnat në burg” si dhe anëtarë të KQZ-ve nga partitë politike.

Për gjithë situatën me një sqarim doli Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Pas shqetësimeve të ngritura në opionin lidhur me zhvillimet gjatë procesit të verifikimit të rezultateve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës së Jugut, KQZ sqaron: Bazuar në informatat e pranuara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në Gjakovë dhe Mitrovicë të Jugut, është konstatuar se në disa prej dengjeve të fletëvotimeve ka ndodhur një gabim në shtypjen e njërit prej elementeve të fletëvotimit, konkretisht në kodin e vendvotimit. Në lidhje me këtë çështje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me kompaninë përgjegjëse për shtypjen e fletëvotimeve, e cila ka pranuar mundësinë që gabimi të ketë ndodhur në printerin mekanik që vulos të dhënat variabile. Kompania ka konfirmuar se në ditët në vijim do të përgatisë sqarim zyrtar lidhur me këtë rast. Është me rëndësi të theksohet se numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të shtypura është evidentuar saktë. Për më tepër, për secilin vendvotim, fletëvotimet e shtypura kanë numra serikë të shënuar në pjesët amë të fletëvotimeve, të cilët përputhen plotësisht me numrin e fletëvotimeve të pranuara dhe të verifikuara deri më tani në Qendrën Komunale të Mitrovicës së Jugut dhe Gjakovës”, u tha në reagim të KQZ duke shtuar se “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve siguron publikun, votuesit dhe të gjithë akterët e përfshirë në procesin zgjedhor se ky gabim teknik nuk ndikon në asnjë mënyrë në integritetin e procesit të votimit apo të numërimit të votave, pasi fletëvotimet përmbajnë elemente të shumta sigurie që garantojnë se ato nuk mund të falsifikohen apo kopjohen”.

Pas gjithë kësaj Prokuroria Themelore në Mitrovicë urdhëroi që përkohësisht të ndërptitet procesi i numërimit të fletëvotimeve në këtë qendër numërimi.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar që përkohësisht të ndërpritet procesi i mëtejmë i numërimit të fletë votimeve në Qendrën  Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës.  Kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime. Për këto arsye, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet tutje”, thuhet në komunikatën e Prokruorisë Themelore në Mitrovicë.

Të ngjashme

Të fundit