21.2 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Mustafa i PDK-së ia kthen keq Muratit për pagat: Manipulativ dhe hipokrit

- Advertisement -

Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër pas një postimi të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati ku ky I fundit përmendi rritjen e pagave në sektorin privat, në vitin 2024 për 83 euro më shumë sesa viti paraprak.

Mustafa tha se ky reagim i Muratit është edhe manipulativ dhe hipokrit.

“Manipulativ, sepse flet për paga pa e marrë parasysh inflacionin. Fuqia blerëse e një page të sektorit privat sot nuk është hiq më e lartë sesa që ishte në 2019, madje ka shënuar rënie. Hipokrit, sepse pikërisht kjo qeveri nuk ka lënë gjë pa bë për ta luftuar sektorin privat, së fundi duke i çuar edhe drejt falimentimit për shkak të shtrejtimit të energjisë elektrike”, ka shkruar Mustafa.

Të ngjashme

Të fundit