Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i ka reaguar zëvendëskryeministres në detyrë, Emilija Rexhepi, pasi kjo akuzoi këtë parti se kërkoi qeveri pa komunitetet pakicë.
Mustafa ka publikuar në rrjetin social Facebook citatin brenda letrës, ku nga LDK përmendet që Qeveria Nacionale e Tranzicionit të formohet edhe me përfaqësues të partive nga komunitetet joshumicë.
“Emilija Rexhepi është mirë ta lexojë të gjithë letrën, ngadalë e me kujdes, para se të postojë akuza pa asnjë bazë.
Nuk hidhet posht rezoni për qefin e Albinit…
“Qeveria Nacionale e Tranzicionit, e formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe, në përputhje me dispozitat kushtetuese, edhe nga përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë, do të ketë afat të caktuar (deri në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri), qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues.” – ka shkruar ai.