Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka ftuar qytetarët e Kosovës të ia shtrojnë vetit pyetje para zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Gjatë një konference për media, ai ka kërkuar nga qytetarët që ta pyesin veten nëse është përmirësuar jeta e tyre gjatë këtij mandati qeverisës.
“Ftoj çdo qytetar të Kosovës ta pyesë veten: a është përmirësuar gjendja ime ekonomike dhe e familjes simenë 4 vitet e fundit? Le të pyet veten çdo qytetar: a të përmend 3 projekte të mëdha qeveritare që nisën dhe mbaruan në këto 4 vite?
Le të pyet veten çdo qytetar: pas 4 viteve qeverisje të VV-së, a kanë fëmijët tuaj gjasa të mos ikin nga Kosova, tëmos kërkojnë të ardhme diku tjetër? Dhe pyetja më e rëndësishme: a kanë këta njerëz nëpushtet ndonjë ide, ndonjë plan për të ardhmen tonë?”, ka thënë Mustafa.
Ai theksoi se nëse përgjigjja për këto pyetje është “jo”, atëherë qytetarët nuk kanë arsye të votojnë për VV-në.
“Nëse përgjigjja juaj për të gjitha këto pyetje është një JO, atëherë është krejt e qartë që ju keni ZERO arsye për të votuar për VV-në.”, është shprehur ai.
Ai shtoi se nëse dikush ka ende dyshime, të kërkojnë një debat mes kryeministrit Kurti dhe kandidatit për kryeministër të LDK-së, Lumir Abdixhikut.
“E nëse nuk jeni të sigurt, atëherë është koha që ju të kërkoni nga Kurti të vijë në një debat me Lumirin, të debatojnë për të ardhmen e Kosovës.”, ka deklaruat Mustafa.