16.2 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

Mustafa: Ekonomia po shënon normën më të ulët të rritjes në 10 vitet e fundit

- Advertisement -

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka thënë sot se ekonomia e Kosovës po shënon normën më të ulët të rritjes në dhjetë vitet e fundit, raporton Scanner.

“Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se norma reale e rritjes ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2023 ishte vetëm 2.02% – norma më e ulët e rritjes në dhjetë vitet e fundit”, tha Mustafa.

Kjo normë kaq e ulët e rritjes ekonomike, sipas Mustafës, kryesisht reflekton kushtet e vështira nëpër të cilat po kalon sektori privat, bazuar në rënien reale të eksportit të mallrave me 10.7% dhe rënien e vlerësuar reale të investimeve private me rreth 6%.

“Këto të dhëna tregojnë se kah po shkon ekonomia e vendit dhe me këtë edhe standardi i jetesës së qytetarëve të Kosovës që po degradon çdo ditë e më tepër. Drejtimi që ka marrë ekonomia e vendit që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit ilustrohet qartë nga figura në vijim”, tha Mustafa.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02YP6d6TSYPTmHxtPCEJUwDhRDMUTci3rz3jwaoRiMoyygcXxWkYG8rajyEjau64Pkl&id=805042925&mibextid=K8Wfd2

Të ngjashme

Të fundit