24.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Mustafa e zë në rren Dimal Bashën: Paniku i madh i pushtetit po i çon drejt trillimeve

- Advertisement -

Arben Mustafa i PDK-së e ka zënë në rrenë deputetin Dimal Basha, i cili pretendonte se sa ishte Bedri Hamza guvernator i BQK-së pati ndodhur edhe licencimi i Komercijalna Banka.

Ja faktet që prezanton Mustafa:

Në kushtet e panikut të madh që i ka kapluar, deputetët e Vetëvendosjes po bëjnë trillime të ndryshme në pëpjekje për të krijuar mjegull në publik.

Së fundi, Dimal Basha, me joseriozitetin dhe paditurinë e tij, paska thënë se Komercijalna Banka është licencu në vitin 2018, në kohën sa ka qenë Bedri Hamza Guvernator i BQK-së.

Kjo është një gënjeshtër e madhe, sepse:

Së pari, Komercijalna Banka është licencuar në vitin 2007, kur BQK drejtohej nga UNMIK-u!

Së dyti, në vitin 2018, Bedri Hamza nuk ka qenë Guvernator i BQK-së.

Të ngjashme

Të fundit