2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Mustafa: Deputetët e pushtetit nuk e votuan rezolutën që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike

- Advertisement -

Votimi i propozim rezolutës së dalë nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike është shtyrë për një seancë tjetër për shkak të mungesës së vendimmarrjes.

Deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë marrë pjesë në votim.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa.

Ky i fundit ka shkruar në Facebook se deputetët e pushtetit nuk e votuan rezolutën që të mos rriten çmimet e energjisë elektrike.

Postimi i plotë i Mustafës:

Deputetët e pushtetit NUK e votuan rezolutën që të MOS rriten çmimet e energjisë elektrike!

Kanë harruar që kanë kërkuar votë për t’i mbrojtur qytetarët, e jo për t’ua vështirësuar e pamundësuar jetën me çmime të larta të energjisë, bukës, miellit, vajit, naftës, etj.

Deputetët e pushtetit NUK e votuan rezolutën që të MOS rriten çmimet e energjisë elektrike!Kanë harruar që kanë…

Posted by Besian Mustafa on Wednesday, January 26, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit