Politikani nga Presheva, Ragmi Mustafa në një prononcim për gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, tha se çlirimtarët kanë emër, dhe ai është UÇK.
Mustafa po ashtu deklaroi se qytetarët po i kundërvihen, siç i quan ai, kuzhinave të Beogradit dhe Moskës, që sipas tij, kanë ndërtuar akuza ndaj çlirimtarëve të Kosovës, transmeton Klankosova.tv
“Këto protesta, këto tubime, janë gjithëkombëtare, dhe në këtë fushë edhe ne i rezistojmë, i kundërvihemi atyre kuzhinave të Beogradit qendror dhe Moskës, që kanë ndërtuar akuza për çlirimtarët tanë dhe që sot mbahen padrejtësisht për pesë vjet me radhë në Gjykatën e Hagë”.
“Sigurisht se çlirimtarët kanë një emër, UÇK, e nuk është në asnjë mënyrë një emër tjetër, siç po mundohen t’i faturojnë Beogradi e Moska”, u shpreh ai.