Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka njoftuar që Blloku B1 është kthyer në funksion në ora 10:00, ndërsa ka rënë përsëri në 11:30.
Ai në një njoftim në Facebook kritikoi menaxhmentin e Vetëvendosjes në KEK.
Mustafa po bën thirrje që të hetohen këto keqpërdorime.
Njoftimi:
Blloku B1 rreth orës 10:00 është kthyer në funksion… e në 11:30 ka ra përsëri nga sistemi.
Çka po bën ky menaxhment i VV në KEK kështu?
Çka po bën prokuroria e shtetit? KEK si prodhuesi më i madh vendor i energjisë ka rëndësi jetike për sigurinë kombëtare, përveç asaj ekonomike. Duhet hetuar këto keqpërdorime me urgjencë dhe prioritet!