16.9 C
New York
Monday, March 31, 2025

Buy now

Mustafa: Anëtarët e bordit të ZRRE-së janë të shitur te kompanitë private

- Advertisement -

Profesori Bashkim Mustafa ka kritikuar ashpër vendimmarrjen në ZRRE për rritjen e tarifave, duke thënë se vendimi dhe publikimi i tij janë bërë në kundërshtim me normat ligjore.

Sipas tij, as Ymerr Fejzullahu e as askush tjetër aty nuk mund të marrë vendime pa u konsumuar debati publik dhe pa u votuar në bordin e ZRRE-së.

“Anëtarët e bordit janë të shitur, ata janë të shitur për interesat e sektorit privat energjetik në vend. Para kësaj rritjeje kemi pasur edhe dy rritje të tjera të tarifave nga viti 2021, rritje kjo që nuk përkon me realitetin ekonomik e social në vend. Është rritur çmimi në 2022 kur çmimet në bursa ndërkombëtare u rritën si pasojë e luftës në Ukrainë, por ato kanë rënë – ndërsa në Kosovë, jo vetëm që nuk janë ulur çmimet, por ato janë rritur edhe më shumë”, ka pohuar Mustafa.

Tutje, Mustafa ka ngritur edhe një hipotezë tjetër, duke thënë se derisa nga ZRRE deklarohet se nuk ka zgjidhje tjetër përveç rritjes së tarifave apo reduktimeve, kjo tregon se ata janë duke vepruar për interesat e kompanive private e jo për interesat e qytetarëve.

“Bordi aktual i ZRRE-së është i kapur nga kompanitë private të shpërndarjes së energjisë. Dy anëtarë të bordit aktual të ZRRE-së kanë qenë më herët punëtorë të KESCO-s, dhe kjo tregon shumë”, ka shtuar Mustafa.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit