12.5 C
New York
Saturday, November 1, 2025

Buy now

Mustafa: Albin Kurti dhe qeveria e tij varfëruan popullin – për katër vite nuk lanë asnjë gjurmë pozitive

- Advertisement -

Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës, në EURO n’T7 ka thënë se sot janë mbledhur disa deputetë të LVV-së dhe kanë bërë një prezantim të buxhetit, duke e ditur që ligjërisht nuk kanë të drejtë ta miratojnë si qeveri në detyrë buxhetin e vitit 2026.

Sipas tij, nga kjo parti tash e pothuajse gjashtë vite jemi mësuar të shohim shifra të mëdha, por që realizimi i tyre nuk ka ndodhur pothuajse asnjëherë.

“Vlera të mëdha buxhetore, vlera të mëdha për investime kapitale, por kur ka ardhur koha për realizimin, kemi parë që kjo qeveri ka pasur performancën më të dobët se cila do qeveri më parë. Pastaj, kur shohim të listuara kategoritë sociale, e dimë shumë mirë se si kjo qeveri gjatë gjithë mandatit të saj ka shpërfillur në tërësi nevojat e pensionistëve, punëtorëve të administratës, të atyre të arsimit dhe ka qenë plotësisht indiferente ndaj sfidave me të cilat janë ballafaquar çdo qytetar”, ka thënë Mustafa.

Në anën tjetër, Mustafa ka treguar se si gjatë viteve të qeverisë Kurti kemi pasur rritje enorme të çmimeve, rritje kjo që ka varfëruar çdo qytetar.

“Ne nuk kemi parë asnjë përgjigje konkrete të kësaj qeverie karshi rritjes enorme të çmimeve, nuk iu doli në mbështetje as pensionistëve e asnjë qytetari për t’iu përmirësuar kushtet e jetesës. Kjo qeveri ka dhënë ndihma të njëhershme, kryesisht me qëllim elektoral, e të cilat nuk kanë lënë asnjë gjurmë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të vendit. Ti mund t’u japësh ndihma nga 100 euro qytetarëve që shpenzohen menjëherë, por çmimet mbeten të papërballueshme, sepse nevojat e qytetarëve janë gjatë gjithë vitit, jo vetëm një muaj. Kjo qeveri për katër vite nuk la asnjë gjurmë në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve të vendit. Tani, pasi e varfëroi popullin, vjen me një platformë populliste, jorealiste, kinse në mbështetje të qytetarëve të vendit”, ka shtuar Mustafa.

Mustafa ka komentuar edhe mbledhjen e sotme të qeverisë kur propozuan buxhetin, duke thënë se këta njerëz që herë paraqiten si deputetë e herë si kryeministër e ministra, mund të flasin e propozojnë jo vetëm katër miliardë buxhet, por edhe tetë e dhjetë, por nuk kanë mandat ligjor për të propozuar buxhet.

Të ngjashme

Të fundit