8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Mustafa: 25-vjetori i çlirimit u shfrytëzua nga disa për ta denigruar figurën e Rugovës, për të nuk folën ata që duhej të flisnin

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se 25-vjetori i çlirimit të Kosovës, u shfrytëzua nga disa për ta sulmuar dhe denigruar figurën e presidentit Ibrahim Rugova, porse nuk ka treguar kujt po i referohet.

Madje, ai shkruan se për të ndjerin Ibrahim Rugova, nuk folën ata që do të duhej të flisnin.

Postimi i plotë i Mustafës:

25 vjetorin e çlirimit të Kosovës disa e shfrytëzuan për ta sulmuar dhe denigruar figurën presidentit Ibrahim Rugova, njeriut i cili i vuri themelet e çlirimit dhe të pavarësisë. Për Rugovën nuk folën ata që do duhej të flisnin. Disa kanë vdekur, disa nuk u ftuan të flasin, disa nuk janë aty ku është mikrofoni e disa po bëjnë politika ditore me emrin dhe figurën e tij për interes të tyre. Rugova nuk ka nevojë të mbrohet nga askush, sepse atë e mbron dhe e madhëron vepra e tij. Nuk shkruhet historia duke e cilësuar Rugovën si paranojak, sepse paranojakët nuk krijojnë vepra kombëtare, siç i krijoi Rugova. Aq më pak nuk thuhet e vërteta nëse ia mvesh dikush, që nuk e ka dashur Rugovën asnjëherë, që ai ka kërkuar azil në Gjermani. Unë kam qenë në Bon, si anëtar i qeverisë në ekzil, kur ka ardhur Rugova me familje të ngushtë nga Italia në maj të vitit 1999. Qeveria jonë ka qenë e interesuar që Rugova të qëndrojë aty për një kohë dhe të punojmë së bashku deri sa të kthehemi në Kosovë. Që qeveria e Kosovës (jo ajo gjermane) ti mbulojë shpenzimet e qëndrimit dhe të aktivitetit të tij. Askush nuk e ka menduar as përmendur azilin. Së fundmi azil nuk kishim kërkuar asnjëri nga ne që qëndruam 9 vite në ekzil, (as dr. Bujar Bukoshi, as dr. Muhamet Bicaj, as Halit Muharemi, as unë). Pas disa ditësh Presidenti Rugova u kthye në Itali. Qeveria dhe populli italian u treguan atëbotë mikpritës dhe më të kujdesshëm ndaj Rugovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit