Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati njoftoi sot që Kuvebdi Komunal i Prishtinës votoi ndarjen e dy parcelave për ndërtimin e çerdheve në Busi dhe Llukar.
Musmurati theksoi që “ Sot në Kuvend Komunal ndamë parcelat për ndërtimin e dy çerdheve në fshatërat Busi dhe Llukar. Përfshirja sa më e madhe e fëmijëve në edukim të hershëm do të ndikoj pozitivisht edhe në rritjen e numrit të grave në tregun e punës, përpos që ka benefite afatgjate për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.”
Ajo njoftoi që të dy lokacionet do të dërgohen në Ministrinë e Arsimit për financim të ndërtimit të këtyre çerdheve.
https://www.facebook.com/513219152/posts/pfbid02kszJbH4ysP6A2rXjXBY48KCGNuNZSTSPMmm47JZkvvGCwwYzE5QjFosnmFbN5E6Nl/?mibextid=cr9u03






