Grevën e nisur javën e kaluar nuk e kanë ndërmend ta ndërprenë.
Kjo edhe përkundër thirrjes së ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci që mësimit të nis më 1 shtator.
Sikur kjo e fundit po mendon edhe një kundërshtare politike nga PDK.
Është drejtoresha e Arsimit në kryeqytet, Besjana Musmurati që thotë se fëmijëve nuk duhet të humbin mësimin.
“Mësimi duhet të fillojë me 1 shtator dhe ky është vendim i të gjitha komunave të Kosovës”, u shpreh ajo.
Veç se kjo po pranon se Ministria është duke bërë presion tek të gjitha drejtoratet e arsimit në komunat e vendit.
“Nuk duam kërcënime e shantazhe e aq me pak te përdoren komunat për t’i shantazhuar mësimdhënësit”, tha tutje ajo.
Prandaj, Musmurari kërkon zgjidhje të shpejt nga SBAShK e MAShT.