Nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se ata kanë kandidatin më të duhur për kryeministër.
Ajo u shpreh se Bedri Hamza përveç se është ekspert i ekonomisë, sipas saj ai është edhe person që e mban fjalën.
“Duke i parë sfidat në të cilat gjendemi sot, unë mendoj që ne e kemi kandidatin më të duhur për kryeministër, e kemi z.Bedri Hamzën, i cili është një person jo vetëm që është ekspert i ekonomisë, por është edhe një person kredibil që e mban fjalën dhe i mban premtimet, ato që i thotë”, është shprehur tutje Musmurati.