0.5 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Musmurati e PDK-së: VV-ja po garon pa program, me një fushatë polarizuese

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Besianë Musmurati, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për, siç thotë ajo, zhvillimin e një fushate polarizuese, duke përmendur si shembull çështjen e moscertifikimit të Listës Serbe nga KQZ-ja.

Musmurati theksoi se PDK-ja po fokusohet në një fushatë të orientuar tek qytetarët, ndërsa akuzoi LVV-në për mungesë të një programi konkret. “

“Duke parë se jemi duke hyrë në fushatë, po e shohim që LVV-ja nuk po garon me një program për qytetarët, por po zhvillon një fushatë negative dhe polarizuese. E interpretojmë këtë dhe të gjithë debatin që po zhvillohet me KQZ-në në këtë kontekst”, tha ajo.

Lidhur me çështjen e moscertifikimit, Musmurati kujtoi se në janar KQZ-ja kishte ndarë rreth 360 mijë euro për Listën Serbe, pas sulmit në Banjskë.

“Po ashtu, KQZ-ja në muajin janar ka ndarë rreth 360 mijë euro për Listën Serbe, që ishte pas sulmit në Banjskë, dhe e kemi parë seriozitetin e reagimit atëherë. Po ashtu, KQZ-ja ka certifikuar Mimoza Kusarin-Linë, e cila ka folur hapur dhe është koordinuar me Radojcicin në telefon. Dhe nuk po themi asgjë për këto dy raste. Por tani po bëhet politikë për certifikimin e Listës Serbe”, ka theksuar ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit