Home Lajme Musliu: Vukovari dhe Skenderaj, emblema historike në Kroaci dhe në Kosovë

Musliu: Vukovari dhe Skenderaj, emblema historike në Kroaci dhe në Kosovë

0
Musliu: Vukovari dhe Skenderaj, emblema historike në Kroaci dhe në Kosovë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka qenë në vizitë në Vukovar të Kroacisë.

Musliu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka bërë një krahasim në mes Vukovarit dhe Skenderajt, duke thënë se këto dy qytete janë emblema historike në Kroaci dhe në Kosovë.

“Bashkë me Gjeneralin Sami Lushtaku, me Drejtorin për Kultur Rini e Sport Alban Berisha qendruam për vizitë në Komunen e Vukovarit ku u mirëpritem nga Kryetari i Komunës,Prof. Ivan Penava, Zevendes Kryetar Filip Shushac. Këtë vizite e bënë të veqant me shoqerimin e tyre edhe Kryetari i Unionit të Shqiptarve në Kroaci . Esad Qollaku, Komandanti Jetullah Geci, Kamandant Shkupi, Gjeneral Gjevahir Geci, Tom Kaçinari, kryetar i Shoqatës së Vullnetarëve të Luftës së Atdheut, Gani Zahiti, kryetar i Shoqates se Shqiptarëve të Qarkut Osijek-Baranja dhe Klaudija Boras, fëmijë i një luftetari të rënë dhe të zhdukur të Vukovarit, nga komuniteti shqiptar”, ka shkruar Musliu.

Postimi i plotë:

Tejetë  emocionuese dhe mbreslënëse vizita në Vuukovar.

Vukovari dhe Skenderaj janë emblema historike në Kroaci dhe në Kosovë.

Janë dy qytete të cilat konsiderohen si shtylla kurrizore të rezistencës, guximit dhe heroizmit për vendin dhe kombin e tyre.

Vukovari dhe Skenderaj, janë po ashtu dy qytete që u ringritën nga hiri për të jetuar dhe për tu zhvilluar të lira.

Bashkë me Gjeneralin Sami Lushtaku, me Drejtorin për Kultur Rini e Sport Alban Berisha qendruam për vizitë në Komunen e Vukovarit ku u mirëpritem nga Kryetari i Komunës,Prof. Ivan Penava, Zevendes Kryetar Filip Shushac. Këtë vizite e bënë të veqant me shoqerimin e tyre edhe Kryetari i Unionit të Shqiptarve në Kroaci . Esad Qollaku, Komandanti Jetullah Geci, Kamandant Shkupi, Gjeneral Gjevahir Geci, Tom Kaçinari, kryetar i Shoqatës së Vullnetarëve të Luftës së Atdheut, Gani Zahiti, kryetar i Shoqates se Shqiptarëve të Qarkut Osijek-Baranja dhe Klaudija Boras, fëmijë i një luftetari të rënë dhe të zhdukur të Vukovarit, nga komuniteti shqiptar.

Në takim u shkëmbyen përvoja në lidhje me zhvillimin dhe rindërtimin e qyteteve pas vuajtjeve të luftës, duke pasur parasysh faktin se Vukovari dhe Skënderaj ndajnë një fat të ngjashëm të shkatërrimeve të rënda të luftës.

Exit mobile version