15.4 C
New York
Sunday, October 12, 2025

Buy now

Musliu : Vuçiq po ndërhyn në zgjedhjet e Kosovës

- Advertisement -

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka thënë se Aleksandër Vuçiq po ndërynë në zgjedhjet demokratike të Kosovës duke provkokuar e kështu duke shkarkuar mllefin e humbjes nga kombëtarja e Shqipërisë në Serbi.

“Vuçiq ndërhyn në zgjedhjet lokale në Kosovë. Aleksandar Vuçiq shpërndan propagandë dhe gënjeshtra mbi procesin zgjedhor në Kosovë duke shënuar kështu ndërhyrje në një proces të lirë e demokratik zgjedhor në një shtet sovran.  Ai po përdor këtë provokim pjesërisht për ta shkarkuar mllefin mbi humbjen e mbrëmshme në futboll të Serbisë prej Shqipërisë, dhe pjesërisht për të tentuar të diskreditojë rregullsinë e zgjedhjeve në rast se gjërat për Listën Serbe nuk shkojnë si duhet. Deklaratat e Vuçiq përputhen plotësisht me narracionin e mediave ruse si RT Balkan duke potencuar “nervozizmin e shqiptareve për shkak te pjesëmarrjes se lartë te serbëve”, me qëllim krijimin e përshtypjeve qe ka tensione mes shqiptarëve dhe serbëve”, ka shkruar Musliu.

Të ngjashme

Të fundit