Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur në seancën e Kuvendit në lidhje me votimin e Projektligjit për tërheqjen e Trustit.
Musliu ka thënë se ky është vendi ynë, ky kuvend është zëri i qytetarëve të Kosovës
Tutje ajo ka bërë thirrje që të votohet Trusti.
‘’Votoni trustin, votoni qytetarët e këtij bvendi. Më besoni se do të fleni më të qetë pas votimit të Trustit’’, ka thënë ajo.
Ndër të tjera, Musliu është solidarizuar me të gjithë ata qytetarë që po përballen me fatkeqësi pas vërshimeve në vendin tonë.
‘’Shpreh solidarizimin ,me qytetarët që po ballafaqohen me vërshimet, sidomos në Skenderaj që ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme, dhe kërkoj nga Qeveria që t’iu dalë në ndihmë’’, tha ajo.