Musliu, duke marrë parasysh largimin e deputetëve të VV-së nga ky takim, tha se u dakorduan që të ken një takim bashkëbisedues.
Por, edhe aty, siç konfirmoi Musliu, tentoi të ndërhyjë deputeti i VV-së, Salih Zyba.
“Duke u bazuar në rregulloren dhe ligjen e Kosovës, bazuar në kompetencat tona ligjore e kemi ftuar në raportim drejtorin e AKI-së që të trajtohen shqetësimet e opinionet, për ndërhyrjen e mundshme të AKI-së në mediat e lira dhe ndërhyrjen e Dejona Mihalit në institucionet e pavarura dhe të rëndësishme të vendit.
Me kërkesën e deputetëve dhe miratimin e drejtorit Petrit Ajeti patëm një takim bashkëbisedues, por kjo u tentua të pengohet nga deputeti Salih Zyba i cili u kthye në sallë dhe ushtroi presion direkt mbi drejtorin dhe mua si udhëheqëse e Komisionit.” – u shpreh ajo.
Megjithatë, Musliu konfirmoi se nuk do të ketë ndonjë iniciative për hetim.
“Jemi në përfundim të mandatit parlamentar dhe çdo iniciativë e jona për çfarëdo qoftë do të merret me pretekstin se po bëjmë fushatë. Nuk kemi bërë ndonjë kërkesë për hetim, mirëpo kishte dakordim dhe vullnet nga drejtori i AKI-së që ne si komision të shkojmë në AKI dhe të kemi qasje në dokument që e reagojnë ose raporte që garantojnë transparencën dhe ligjshmërinë e vendimeve dhe procedurave.” – tha ajo, transmeton Nacionale.
Çka thanë deputetët e VV-së që ikën nga mbledhja?
Deputeti i VV-së, Salih Zyba, tha se thirrja e kësaj mbledhje për të raportuar drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti është e kundërligjshme.
Madje ai u shpreh se ata nuk e kanë ditur arsyeje e thirrjes së mbledhjes, duke shtuar se këto metoda të përdoruara nga Musliu po e cenojnë dhe denigrojnë pozicionin e Agjencisë.
“Siç e kuptuam nga ajo përpjekje për ta mbajtur atë mbledhje dhe pati tendenca për ta tejkaluar kompetencat e Komisionit tonë, veçanti me cenuar dhe denigruar pozicionin e Agjencisë, këtë rast përmes numrit të vogël të deputetëve që nuk treguan se kush janë thirrësit”.
“Konsiderojmë çdo përpjekje siç edhe po ndodh duke e keqpërdorur kryetarja e Komisionit përpjekjen me dëmtuar ose me qenë cak individi apo vetë drejtori i Agjencisë, për neve janë të papranueshme dhe do të shohim metodat dhe arsyet ligjore përse kryetarja e ka ftuar një mbledhje të parregullt”.
“Kryetarja ka ftuar drejtorin e AKI-së pa e ditur ne si deputetë, çka është pyetja dhe çka është kërkesa.” – u shpreh Zyba.
Deputeti tjetër i VV-së, Arbër Rexhaj, tha se mbledhja është thirrur qëllimisht e jashtëzakonshme për të krijuar dramë nga opozita, raporton EO. Ai tutje ka provuar ta mësojë drejtorin e AKI-së se si duhet të vepronte duke thënë se ai qëndroi brenda, por s’ka të drejtë.
“Mbledhja është dashur të thirrur si mbledhje e zakonshme dhe ne do të kishim marrë pjesë në kuptimin siç e bën drejtori i AKI-së. Është thirrur qëllimisht e jashtëzakonshme për të krijuar dramë të cilat në ditët në vazhdim do të shihni e që do të keqpërdoren”.
“Drejtori i AKI qëndroi brenda por nuk ka të drejtë të qëndrojë brenda sepse mbledhje nuk filloi, nuk u votua as rendi i ditës e as procesverbali. Mbledhja nuk ka kuorum, ajo mbledhje është e pavlefshme me kuptimin se nuk ka mekanizëm që të vazhdohet tutje.” – u shpreh Rexhaj.