Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas akuzave nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, se nuk ngritën dorën kundër Listës Serbe gjatë votimit në Kuvend.
Përmes një postimi, Musliu ka thënë se sulmet ndaj PDK-së janë shenjë e hipokrizisë politike, duke theksuar se kjo parti e ka dëshmuar përkushtimin ndaj shtetit me vepra dhe sakrifica.
“Të sulmosh PDK-në, partinë që lindi nga gjaku i luftëtarëve të lirisë, e njëkohësisht të heshtësh për pazaret politike me Listën Serbe, është kulmi i hipokrizisë.
PDK nuk ka nevojë të dëshmojë përkushtimin ndaj shtetit, e ka bërë këtë me gjak, me vepra dhe me vendime të mëdha.
Ata që sot shpifin për PDK-në, nesër do gjykohen nga qytetarët për papërgjegjësinë dhe dështimet e tyre”, shkroi ajo.