16 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Musliu tallet me Kusari-Lilën: Ta merr mendja në istikame i ke pasë, trego që dhunshëm i ke mbajt

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila i ka falënderuar deputetët e VV-së që dje kanë qëndruar deri në orët e vona në Kuvend.

Musliu është tallur me falënderimin e deputetes së VV-së.

Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkruar se deputetët në këtë seancë janë mbajtur dhunshëm.

“Ta merr mendja në istikame i ke pasë. Qëndruam stoikisht! Po trego oj bijë që dhunshem i ke mbajtë sonte se ma s’mundesh mi mbledhë. Po shpresoj që shumica e kanë pa përherë të fundit sallën. Po mani seanca natëëëëëën”,”, ka shkruar Musliu.

Të ngjashme

Të fundit