16.4 C
New York
Thursday, August 28, 2025

Buy now

Musliu-Shoshi: Sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës debati urgjent do të fokusohet për situatën në Veri

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka njoftuar se në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës debati urgjent do të fokusohet në situatën në veri të Kosovës.

Ajo ka bërë me dije se do të prezantohet rezoluta e iniciuar nga deputet gjerman, Knaut Abraham dhe anëtarë tjerë të asamblesë.

“Në takime bilaterale dhe diskutimet që pata me deputetë të parlamenteve evropiane theksova nevojën për veprim institucional kundër aktit terrorist  nga  Serbia ndaj Republikës së Kosovës”, ka shkruar Musliu-Shoshi në llogarinë e saj në Facebook

Postimi i plotë:

Sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës debati urgjent do të fokusohet në situatën në veri të Kosovë! Do të prezantohet rezoluta e inicuar nga deputeti gjerman z.Knut ABRAHAM dhe anëtarë tjerë të asamblesë.

Në takime bilaterale dhe diskutimet që pata me deputetë të parlamenteve evropiane theksova nevojën për veprim institucional kundër aktit terrorist nga Serbia ndaj Republikës së Kosovës.

Ky akt terrorist dihet se është sponzorizuar nga Serbia dhe gjithësesi duhet të denohet fuqishëm nga institucionet Europiane të cilat në prembulë e kanë demoracinë, të drejtat e njeriut dhe vënjen e rendit dhe ligjit! Mbi të gjithe Europa duhet të ruaj unitetin për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e përbashkët!

Sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës debati urgjent do të fokusohet në situatën në veri të Kosovë! Do…

Posted by Ariana Musliu Shoshi on Monday, October 9, 2023

Të ngjashme

Të fundit