8.8 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Musliu-Shoshi: Shansi për liberalizimin e vizave për Kosovën ishte në 2016, por u pengua prej deputetëve dhe Kurtit

- Advertisement -

Ariana Musliu Shoshi, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se Kosova e ka humbur shansin e saj ideal për liberalizimin e vizave në vitin 2016, kur edhe i plotësoi të gjitha kriteret.

Shoshi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova u penguar nga brenda prej deputetëve e kryeministrit Albin Kurit, të cilët në atë kohë ishin në opozitë, shkruan lajmi.net.

Tutje deputetja e PDK-së ka shtuar se, qeveria duhet të dijë të loboj, të ketë një strategji dhe të dijë ta trajtojë interesin kombëtar.

Postimi i plotë:

Imagjinoni, Bashkimi Evropian vazhdon ta mbajë të izoluar popullin e Kosovës që jemi më pak se 2 milionë qytetarë dhe jetojmë në mes të Evropës. Ndërsa kjo BE u ka hequr vizat edhe Argjentinës, Andorrës, Brazilit, Kolumbisë, Guatemalës, Peru e Venezuelës.

Kosova e humbi shancin e saj ideal kur i plotësoi të gjitha kriteret më 2016, por u pengua nga brenda prej deputetëve e kryeministrit aktual të cilët kur ishin opozitë e sulmonin shtetin e Kosovës me të gjitha mjetet e dhunshme për ta bllokuar demarkacionin e kufirit.

Përderisa e presim trenin e radhës, kjo qeveri duhet të paktën të dijë të loboj, të ketë strategji e plan, të dijë ta trajtojë interesin kombëtar e të jemi të bashkuar në rrugën drejt integrimit evropian.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit