Deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas dështimit të radhës për formimin e qeverisë.
Musliu-Shoshi ka thënë se sa herë që Kosovës i duhet qeveri, Albin Kurti sjell bllokim dhe se sa herë që qytetarët kërkojnë përgjegjësi, ai ofron propagandë.
“Dështimi i Albinit për formimin e qeverisë nuk është vetëm dështim politik por është zhgënjim për ata qytetarët që e pritën ndryshimin, është humbje kohe për vendin, dhe është dëshmi se propaganda NUK ndërton institucione”, ka thënë Musliu-Shoshi.
Postimi I plotë:
Sa herë që vendit i duhet stabilitet, Albini sjell krizë.
Sa herë që Kosovës i duhet qeveri, Albini sjell bllokim.
Sa herë që qytetarët kërkojnë përgjegjësi, Albini ofron propagandë.
Dështimi i Albinit për formimin e qeverisë nuk është vetëm dështim politik por është zhgënjim për ata qytetarët që e pritën ndryshimin, është humbje kohe për vendin, dhe është dëshmi se propaganda NUK ndërton institucione.
Ky vend ka nevojë për punë, jo për teatrin e rradhës.
Ka nevojë për udhëheqje të vërtetë, serioze dhe shtetformuese.
Jo për eksperimentin që po i kushton Kosovës çdo ditë që kalon.
Dështimi i Albinit nuk guxon të bëhet dështim i Kosovës!






