Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të lejojë heshtjen e aferave të Qeverisë që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e rezervave shtetërore.
Ajo ka deklaruar se këto afera do të mbyllen vetëm kur ata që janë të përfshirë në to do të japin përgjegjësi.
Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Musliu-Shoshi ka vlerësuar se këto afera tregojnë se Qeveria Kurti është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova ndonjëherë.
Sipas saj, paditë e pushtetit ndaj mediave janë vetëm përpjekje për të larguar vëmendjen nga aferat e publikuara.
Deputetja e PDK-së ka vlerësuar se ajo që është trumbetuar si “qeveri e shpresës” është shndërruar në qeveri të mashtrimit, korrupsionit dhe skandaleve.
Gjykata Kushtetuese ka rrezuar disa nene të Ligjit për Zyrtarët Publikë. Cili është komenti i juaj për këtë çështje?
Musliu-Shoshi: Kjo vërtetoj atë që ne si PDK kemi thënë që nga fillimi që ky ligj është jokushtetues dhe po bëhet më një qëllim të vetëm: kapjen e administratës publike dhe vënien e saj në shërbim të partisë në pushtet, e cila tashmë është shndërruar në parti-shtet.
Ky është rasti i shtatë që qeveritë e Kurtit shkelin kushtetutën. Çka do të thotë kjo?
Musliu-Shoshi: Qeveria aktuale nuk ka asnjë konsideratë për Kushtetutën e Kosovës, për vlerat dhe standardet që ajo mbron. Për këtë logjikë qeverisëse Kushtetuta është pengesë në punën e tyre. Kjo sepse ajo i pengon ata për të shtyrë përpara agjendat e tyre partiake dhe politike, që nuk kanë asnjë lidhje me interesat e qytetarëve, por janë thjeshtë dhe vetëm interesat shumë të ngushta partiake dhe grupore. Kushtetuta, nga ana tjetër, është aty për të frenuar këto agjenda politike të grupeve të caktuar dhe për të mbrojtur interesin e përgjithshëm.
Kjo sjellje ndaj Kushtetutës së vendit është shenjë dallues e të gjitha qeverive populliste në botë, ne këtë kuptim as Qeveria Kurti nuk dallon.
Të premten kemi parë se ministrja Rozeta Hajdari ka dorëzua padi ndaj gazetës Nacionale, kurse Mimoza Kusari-Lila ndaj një ish-deputeti. Si i keni parë këto veprime?
Musliu-Shoshi: Janë përpjekje të dëshpëruar për të mbyllur skandalet dhe korrupsionin që kanë bërë dhe që është shpërfaqur në publik. Dua të ju thonë militantëve partiak: ja, ne i kemi paditur, tash është punë e gjykatës. Do të thonë është gjykata e kapur. Pra, ky është një cikël i pafund i marrëzisë së njerëzve që janë në panik dhe kanë humbur çdo arsye. PDK nuk do lejoj kurrë që këto afera të heshtën e aq me pak të mbyllen pa dhënë përgjegjësi akterët e përfshirë.
Këto padi kanë të bëjnë me dy aferat që janë publikuar. Çka tregojnë këto afera për qeverinë aktuale?
Musliu-Shoshi: Këto afera tregojnë se kjo është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosovë ndonjëherë, dhe se, ajo që ishte trumbetuar si qeveria e shpresës, e drejtësisë dhe punësimit, nuk është gjë tjetër veçse qeveria e mashtrimit, korrupsionit dhe skandaleve.
Nacionale: Organet e drejtësisë kanë filluar hetimin e këtyre afera. Por, ju si parti politike a do të kërkoni hetim parlamentar për aferat që kanë të bëjnë me rezervat shtetërore?
Musliu-Shoshi: Këtë çështje do të diskutojmë me grupin parlamentar në shtator.
Kuvendi i Kosovës tashmë ka mbyllur sesionin pranveror. A do të ndryshoj diçka PDK-ja në opozitarizmin e saj në sesionin vjeshtor?
Musliu-Shoshi: PDK në sesionin vjeshtor do të jetë shumë më aktive si opozita në dy drejtime: 1. Për të denoncuar skandalet dhe aferat korruptive të Qeverisë Kurti, dhe 2. Duke dhënë propozime për shumë çështje siç kemi bërë deri tani.