![Musliu-Shoshi poston foto të rrallë me Thaçin: Drejtësia do të triumfoj! Musliu-Shoshi poston foto të rrallë me Thaçin: Drejtësia do të triumfoj!](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/11/Screenshot_20241105_215446_Chrome.jpg)
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka publikuar një fotografi të rrallë me ish-presidentin Hashim Thaçi i cili aktualisht gjendet në Hagë për akuzat e krimeve të luftës.
Bashkëngjitur me fotografinë, deputetja Musliu-Shohfi ka vlerësuar lart veprën e Thaçit duke shkruar se do “do të mbetet shembulli më i mirë i atdhedashurisë, shtetndërtimit dhe vizionit për të ardhmen tonë!”
Postimi i plotë:
Viti 2004 me Presidentin Thaçi i cili është dhe do të mbetet shembulli më i mirë i atdhedashurisë, shtetndërtimit dhe vizionit për të ardhmen tonë!
Drejtësia do të triumfoj!