13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Musliu- Shoshi për marrëveshjen për të pagjeturit: Këtu flet padituria, pasojat do te jenë të përhershme

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar lidhur me termin e përdorur në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, sa i përket Personave të Pagjetur.

Musliu-Shoshi ka thënë se për çështje shumë të rëndësishme po flet padituria dhe jokompetenca.

Sipas saj pasojat do të jenë të përhershme.

Të zhdukur me dhunë apo të zhdukur me forcë…” Enforced Disappearance” apo “Forcibly Disappeared” … Këtu flet padituria dhe jokompetenca për çështjet shume te rëndësishme, e që pasojat do te jenë të përhershme“, ka shkruar ajo.

Postimi i Musliu-Shoshi:

Kur e kaluara harrohet, ajo perseritet!

Të zhdukur me dhunë apo të zhdukur me forcë…” Enforced Disappearance” apo “Forcibly Disappeared” … Ketu flet padituria dhe jokopetenca per ceshtjet shume te rendesishme e qe pasojat do te jene te perhershme.

Mjerim!

(7 prill 2023-Komisioni per Pune te Jashtme dhe Diaspore)

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit