23 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

Musliu-Shoshi: Për KiE, Asociacionin është kërkuar nga fillimi

- Advertisement -

Ariana Musliu – Shoshi nga Partia Demokratike të Kosovës ka deklaruar se Asociacioni ka qenë kërkesë ndaj Kosovës si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës që nga fillimi.

“Të gjithë ne që kemi qenë në proces kemi qenë dëshmitarë që me datën 2 nëntor ka qenë Dora Bakoyannis në Kosovë. Tri çështje kryesore që janë kërkuar kanë qenë Asociacioni, shpronësimi dhe vendimi për Manastirin e Deçanit. Pra nuk ka asnjë surprizë në këtë proces”, ka thënë ajo në “RTK Prime”.

Musliu – Shoshi ka thënë se delegacioni i Kosovës ka tentuar që vëmendjen ta kthejë te elementet e tjera si demokracia funksionale, respektimi i të drejtave të njeriut.

“Kërkesa ka qenë nga ditët e para, por jo aq e shprehur sa të jetë edhe temë kryesore diskutimi Asociacioni. Ne si delegacion në Asamble kemi provuar ta ndajmë Asociacionin nga Këshilli i Evropës”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit