Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë që me rendësi është me ditë se përpjekja e vetme dhe kryesore e pushtetit të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, është të vendos sistem autokratik.
Musliu-Shoshi akuzojë Kurtin që hapat e parë të instalimit të këtij sistemi veç e ka mbjellë.
“Të shohim 2024 çka na sjellë”, ka shkruar deputetja e PDK-së.
Postimi i plotë:
Miq,
📌Për këtë fundvit, me rendësi është me ditë se përpjekja e vetme dhe kryesore e pushtetit të Albinit është të vendos sistem autokratik – i njohur gjithashtu si autoritarizëm!
Hapat e parë të instalimit të sistemit autokratik Albini veç i ka mbjellë, p.sh. ⭕️Tentimi për të dobësuar institucionet, si parlamentin dhe gjyqësorin, që ofrojnë kontrolle dhe ekuilibra; Pra, çelësi është përdorimi i mjeteve ligjore që përfundimisht i japin legjitimitet demokratik rrëmbimit të pushtetit.
Të shohim 2024 çka na sjellë! Gëzuar!