Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka vazhduar kritikat për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ajo thotë se MPJD është kapur dhe po ngulfatet nga 4-5 persona ish zyrtarë të Ministrisë së Diasporës, të cilët veç me politikë të jashtme nuk kanë asnjë lidhje.
“Donika Gërvalla është në gjumë e siç duket edhe Albini e ka përjashtu nga kabineti!”, thotë ajo.
Shkrimi i plotë:
A kemi Ministri të Jashtme?
Në një periudhë mjaft të rendësishme për Republikën tonë, kur nevojitet punë e madhe siç është lobimi për njohje nga 5 shtetet e BE-së, anëtarësim në organizata nderkombëtare, përforcim i ambasadave tona me staf diplomatik e direktiva të qarta nga qendra, ne kemi këtë gjendje faktike:
– Shtete jo njohëse njëra pas tjetrës po deklarohen se qendrimi i tyre ndaj Kosovës ka mbetur po i njëjti.
– Antarësimi në organizata ndërkombëtare mbetet vetëm një iluzion.
– Ambasadat tona kanë mbetur gjysëm të zbrazura. Edhe ata që kanë marrë „bekimin“ e Donikës janë disa që më mirë t‘i kishte mbajtur në Prishtinë.
– MPJD është kapur dhe po ngulfatet nga 4-5 persona, ish zyrtarë të Ministrisë së Diasporës, të cilët veç me politikë të jashtme nuk kanë asnjë lidhje.
Donika Gërvalla është në gjumë e siç duket edhe Albini e ka përjashtu nga kabineti!