6 C
New York
Monday, December 1, 2025

Buy now

Musliu-Shoshi: Me këtë qeveri ligji shpesh thyhet, PZAP-ja veproi si duhet (VIDEO)

- Advertisement -

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka rrëzuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i lejonte diasporës votimin jashtë përfaqësive diplomatike, konkretisht Ambasadave dhe Konsullatave.

Ky vendim është mirëpritur nga ish-deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila e ka konsideruar atë si hap të duhur.

Musliu-Shoshi, tha në emisionin DPT te Fidani se PZAP-ja vetëm e ka zbatuar ligjin.

“Faktikisht e fatkeqësisht, me këtë qeveri nuk është normale të respektohet ligji. Sepse thyhet ligji, Kushtetua dhe askush nuk jep përgjegjësi”, deklaroi ajo në Klan Kosova.

Ish-deputetja theksoi se ligji e përcakton qartë se ku mund të votohet jashtë Kosovës.

 

Të ngjashme

Të fundit