Musliu Shoshi – Kurtit: Asociacion pa kompetenca ekzekutive ose dorëhiqu!

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi kërkon dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti pasi sipas saj, veç dorëheqja mund ta ndajë nga Asociacioni.

Në të kundërtën, ajo kërkon Asociacion pa kompetenca ekzekutive.

Reagimi i plotë:

Albin, veç dorëheqja mundet me të nda nga asociacioni!

Marrë parasyshë faktin që nuk ke shpëtim nga kauza që e abuzove ndër vite e që të solli në pushtet, dërgo propozim me parimet. Të gjithë po të mbështesim. Pra, asociacion PA kompetenca ekzekutive, PA u shndërruar në pushtet të tretë, PA cënuar karakterin unitar të Republikës, e gjithmonë duke mbrojtë kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës.

Të paktën një herë tregohu i përgjegjshëm para të ardhmes së fëmijëve tanë e funksionimit të shtetit tonë!

https://www.facebook.com/100063748358568/posts/695882405880032/?app=fbl

Të ngjashme

Të fundit