Home Lajme Musliu-Shoshi: Kurti të reflektojë, është e pamundur që të gjithë të jenë gabim e ai mirë

Musliu-Shoshi: Kurti të reflektojë, është e pamundur që të gjithë të jenë gabim e ai mirë

0
Musliu-Shoshi: Kurti të reflektojë, është e pamundur që të gjithë të jenë gabim e ai mirë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas vendimit të djeshëm të kryeministrit Edi Rama për të anuluar mbledhjen e dy Qeverive Kosovë-Shqipëri.

Përmes një reagimi në Facebook, Musliu-Shoshi thotë se vendimi i Ramës duhet të shërbejë si këmbanë për të gjithë, lidhur me situatën “situatën në të cilën e ka sjellë Kosovën Albin Kurti dhe qeveria e tij”.

“Përderisa vazhdimisht kemi bërë thirrje për ndryshim kursi të qeverisë në politikën e jashtme, këto thirrje vazhdimisht janë injoruar. Kemi paralajmëruar izolimin ndërkombëtar të vendit, dhe ky izolim tashmë ka filluar” ka thënë Musliu-Shoshi.

Ajo vlerëson se anulimi i Mbledhjes së dy Qeverive, kryeministrit Kurti duhet t’i shërbejë për reflektim të thellë.

“Ose duhet ta ndërrojë kursin për 180 shkallë, ose duhet ta ofrojë dorëheqjen menjëherë, se Kosova nuk ia ka borxh këto aventura të tij.

E kuptoj që Albin Kurti mendon se është qendra e universit dhe gjithçka sillet rreth tij, por nuk duhet të harrojë se është e pamundur që të gjithë – ama bash të gjithë – të jenë gabim, e ai mirë” ka thënë mes të tjerash Musliu-Shoshi.

Ky është reagimi i plotë i deputetes së PDK-së:

KU  U TRETË ËNDRRA PËR  BASHKIM KOMBËTAR?

Për herë të parë, një mbledhje e përbashkët e të dy qeverive, anulohet.

Ky vendim i Kryeministrit Rama, duhet të shërbejë si këmbanë për të gjithë për situatën në të cilën e ka sjellë Kosovën Albin Kurti dhe qeveria e tij. Kosova asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq e izoluar më parë. Ky është çmimi i politikave populiste, të pamatura e të pakoordinuara të Albin Kurtit.

Përderisa vazhdimisht kemi bërë thirrje për ndryshim kursi të qeverisë në politikën e jashtme, këto thirrje vazhdimisht janë injoruar. Kemi paralajmëruar izolimin ndërkombëtar të vendit, dhe ky izolim tashmë ka filluar.

Anulimi i mbledhjes së përbashkët të qeverive, Albin Kurtit duhet t’i shërbejë për të bërë një reflektim të thellë! Ose duhet ta ndërrojë kursin për 180°, ose duhet ta ofrojë dorëheqjen menjëherë, se Kosova nuk ia ka borxh këto aventura të tij.

E kuptoj që Albin Kurti mendon se është qendra e universit dhe gjithçka sillet rreth tij, por nuk duhet të harrojë se është e pamundur që të gjithë – ama bash të gjithë – të jenë gabim, e ai mirë.

Exit mobile version