6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Musliu-Shoshi: Kurti po bën lojë me popullin, PDK e gatshme për zgjedhje – Bedri Hamza i duhuri për vendin

- Advertisement -

Ajo thekson se opozita nuk i ka votat pasi po t’i kishte do ta bënte mocionin, duke shtuar se lojërat e tilla të Kurtit nuk janë të sinqerta.

“Unë vlerësoj që Albin Kurti e ka kuptuar që ka qeverisur me dështim. Ai është i vetëdijshëm që nuk e ka asnjë sukses të vetëm në qeverisjen e tij. Tani, për këto kërkesat e tij për të shkuar në zgjedhje apo për të mos shkuar, për ta ndihmuar ose jo opozitën për të shkuar në zgjedhje, mendoj që janë veç një lojë që mendon ta bëjë me publikun sepse e din që opozita, secili prej nesh jemi deklaruar që ne nuk i kemi votat për të shkuar në zgjedhje, po t’i kishim votat e mjaftueshme, nuk besoj se do të vinte kjo ditë që z.Kurti të thoshte të shkojmë në zgjedhje sepse e kishim bërë mocionin, i kishim ndjekur rregullat dhe s’kishim pasur nevojë për deklaratë nga z.Kurti për shkarkimin e tij. Marrë parasysh faktin se ne si opozitë nuk i kemi votat, atëherë z.Kurti bën lojëra të tilla që mendoj se nuk janë të sinqerta dhe mendoj që më shumë është një lojë me publikun, se sa me opozitën”, potencon deputetja.

Ajo shprehet se PDK është e gatshme për zgjedhje dhe i kanë kërkuar ato qysh para një viti.

“Ne jemi parti opozita, nuk jemi të njëjta, secila nga ne i ka qëndrimet dhe vendimet e veta. Ne si PDK vlerësoj që jemi të parët nga opozita që kemi kërkuar zgjedhje, për këtë arsye ne nënshkrimet i kemi të gatshme që nga ajo ditë që kemi kërkuar zgjedhje, thuajse 1 vit më herët. Prandaj, qoftë me mocion, qoftë me votë, ne jemi të gatshëm sepse jemi të mirë konsoliduar sa i përket strukturave tona dhe jemi të gatshëm që të shkojmë në zgjedhje. Mirëpo unë vlerësoj që secila parti ka qëndrimin e saj, nuk i komentojmë qëndrimet e partive të tjera, prandaj dhe dallojmë”, vlerëson Musliu-Shoshi për Gazeta Blic.

Se a mund të kemi zgjedhje të parakohshme apo do të priten zgjedhjet e rregullta, ajo thotë se është vështirë të parashihet, pasi Kurti e pranon shumë lehtë presionin ndërkombëtar.

“Është e vështirë të parashihet se çka mund të ndodhë sepse nuk kemi informata se çka mund të ndodhë brenda qeverisë. E dimë që Albin Kurti e ka kundërshtuar çdo presion e më pas ka dalë dhe e ka pranuar tërë presionin ndërkombëtar, sepse nuk është që Kurti nuk e njeh presionin ndërkombëtar ashtu siç thoshte kur ishte shef i opozitës. Albin Kurti e njeh shumë mirë presionin ndërkombëtar dhe shumë më mirë dhe e pranon shumë më lehtë se sa të tjerët që kanë qenë para tij. Problemi qëndron se nuk kemi asnjë investim, asnjë lehtësim ekonomik, pra nuk mund të numërojmë asnjë sukses të kësaj qeverie dhe sa më herët që shkojmë në zgjedhje, për ne dhe qytetarët është shumë më mirë. Tani ne jemi në vit zgjedhor dhe sido që të jetë, shkurt-marsi i vitit të ardhshëm është viti ku ne i mbajmë zgjedhjet”, potencon deputetja e PDK-së.

Ajo shprehet e bindur se partia të cilës i takon do të dalë fitimtare në zgjedhjet  ardhshme.

“Unë e vlerësoj se qytetari është i vetëdijshëm se çka ka përjetuar në qeverisjen e Albin Kurtit dhe marrë parasysh nivelin e vlerësimit që qytetari ua bën partive politike, unë jam e bindur që Albin Kurti do ta paguajë faturën që e meriton. Padyshim që me konsolidimin që e kemi bërë si parti demokratike me strukturat tona por edhe qytetarët kanë parë frytet e qeverisjes së PDK-së dhe tani mendoj se e vlerësojnë më shumë dhe nuk dyshoj që ne si parti do të jemi fitimtare në këto zgjedhje”, deklaron Musliu-Shoshi.

Duke folur për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, deputetja thotë se është njeriu i duhur për të qeverisur, për të mirën e vendit.“Padyshim që po. Bedri Hamza është një nga personalitetet politike i cili në çdo pozitë që ka qenë, qoftë në pozitë legjislative apo ekzekutive  ka dëshmuar se është njeri largpamës, është profesional, nuk është i korruptuar dhe mendoj që këto janë virtyte që qytetari i Kosovës vlerëson tek një lider, kështu që e dinë që votimi për z.Hamza është votim për të mirën e vendit dhe për të mirën e fëmijëve tanë që do të rriten në këtë vend”, përfundon Ariana Musliu-Shoshi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit