Musliu-Shoshi: Kurti i ka bërë hapat e parë drejt zbatimit të “Zajednicës”

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, në emisionin DPT te Fidani pati kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, sa i përket dialogut me Serbinë.

Musliu Shoshi, deklaroi se Kurti tashmë ka nisur hapat e parë drejt zbatimit të “Zajednicës”, me Ligjin për të Huajt.

Ajo theksoi se deputetët e Kuvendit të Kosovës, qe një kohë të gjatë nuk kanë marrë informacione lidhur me ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi.

“Nuk kemi asnjë informatë sa i përket zhvillimeve të dialogut. Po ashtu i kemi më shumë se tri vite që as Albin Kurti, e as ministrat nuk kanë raportuar as në Komisione Parlamentare, as në Kuvend të Kosovës. Pra, këta i ikin llogaridhënies”, deklaroi Musliu Shoshi në Klan Kosova.

 

Të ngjashme

Të fundit