![Musliu – Shoshi: Korrupsioni ka emër LVV – Hajnat në burg Musliu – Shoshi: Korrupsioni ka emër LVV – Hajnat në burg](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/03/auto_850x600_Ariana-Musliu-Shoshi-215952344251617627648.jpg)
Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu – Shoshi, ka reaguar pas publikimit të raporteve të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) dhe “Freedom House”, në të cilat pasqyrohet niveli i lartë i korrupsionit në Qeverinë Kurti.
Musliu – Shoshi në reagimin e saj shkruan: Korrupsioni ka emër #LVV.
Tutje ajo thotë se “hajnat në burg, jo në pushtet”.
Korrupsioni ka emër #LVV Tashmë raportet ndërkombëtare kredibile si DASH dhe së fundmi Freedom House po dëshmojnë që korrupsioni po lulëzon, më shumë se kurrë nën qeverisjen e Albinit. Hajnat në burg, JO në pushtet!”, ka shkruar Musliu – Shoshi.