20.1 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

Musliu-Shoshi i drejtohet Qeverisë: Kështjellën e demokracisë e mbrojmë të gjithë ne që nuk jemi si ju

- Advertisement -

Deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi ka kritikuar pozitën në lidhje me zhvillimet e sotme gjatë seancës në Kuvend.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sot të mbajë seancën e jashtëzakonshme ku do të votohej një rezolutë për forcimin e Policisë së Kosovës, kjo pasi që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk qe e pranishme.

Lidhur me këtë, Musliu-Shoshi ka thënë se qeveria po tenton “që institucionet t’i shndërrojë në armë politike e të rishkruajnë rregullat e politikës për të qenë të favorizuar ata vetë, në fushën e lojës kundër kundërshtarëve”.

Postimi i plotë:

Kemi arsye për t’u alarmuar!

Kjo qeveri po tenton që institucionet t’i shndërroj në armë politike e rishkruajnë rregullat e politikës për të qenë të favorizuar ata vetë, në fushën e lojës kundër kundërshtarëve!

Kot e keni, kështjellën e demokracisë e mbrojmë të gjithë ne që nuk jemi si Ju!

Të ngjashme

Të fundit