-1.7 C
New York
Monday, January 6, 2025

Buy now

Musliu-Shoshi e quan “gafë” letrën e Gërvallës drejt KiE-së: Edhe ata i thanë “adresimi juaj është i gabuar”

- Advertisement -

 

Një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij viti ishte patjetër raporti pozitiv i Dora Bakoyannis, raportuesës së Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili raport do të mund t’i hapte rrugën shtetit tonë për të ecur tutje në integrimin në këtë institucion të BE-së.

Një letër e dërguar në adresën e presidentit të Asamblesë Parlamentare, nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, vlerësohet se vetëm sa ka përkeqësuar situatën.

Letra në të cilën Gërvalla u zotua për formimin e një drafti për krijimin e një mekanizmi për vetmenxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë, sipas deputetes Ariana Musliu-Shoshi, është adresim i gabuar dhe një gafë.

“Jo gjithmonë çka ne vlerësojmë se është e drejtë, vlerësohet edhe nga shtetet anëtare të BE-së, prandaj duhet të kemi një koordinim dhe bashkëpunim jashtëzakonisht të ngushtë në mënyrë që ineresat e republikës sonë të vihen përpara interesit partiak dhe interesave të tjera që mund t’i ketë secila parti që të jetë në pushtet.

Në momentin kur interesi nacional është prioritet dhe bashkëpunimi me aletatët ndërkombëtarë po ashtu trajtohet me prioritet, sukseset e Kosovës, historia tregon edhe vet, që asnjëherë nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë”, u shpreh Musliu-Shoshi.

Deputetja thotë se çdo hap tjetër që ka vazhduar pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, është hap i gabueshëm, përfshirë dhe adresimin që bëri ministrja Gërvalla.

“Këtë e ka marrë edhe në çasje zyrtare, që “adresimi i letrës tuaj është i gabuar”, për shkak se Asambleja Parlamentare veç ka përfundu punën e saj. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votu, ka përpilu raport, opinion, i cili i është dërgu Komitetit të Ministrave.

Puna e Donika Gërvallës nuk ka qenë që të merret me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, por me homologët e saj, ministrat e jashtëm të vendeve të cilat janë anëtare të Komitetit të Ministrave, i cili merr vendimet finale, se si është agjenda, cilat janë shtetet dhe cila është agjenda e diskutimeve. Pra, ka qenë një gaf i radhës i saj, i cili nuk ështe aspak befasi”, deklaroi Musliu-Shoshi.

Ajo vlerëson se Kosova dhe qytetarët e saj janë ata që paguajnë çdo veprim të pamatur dhe moskoordinim të qeverisë.

“Normal që një adresim i tillë, kur e bën te një person që nuk ësht adekuat për atë çështje, tregon sa jo-profesional dhe jo të dijshem është ministrja apo edhe kabineti i saj. Konsideroj që në Asamblenë Parlamentare është një punë që ka përfundu, por detyra e Donikës ka qenë që të mirret me Komitetin e Ministrave dhe të ecë përpara agjendën tonë në këtë institucion.”

Ajo tha se fatkeqësisht nuk sheh që vitin e ardhshëm të ketë hapa përpara në procesin e anëtarësimit në KiE, për shkak të zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë.

Musliu-Shoshi e sheh të vështirë ecjen përpara të Kosovës në këtë aspekt, me gjithë angazhimet e brendshme që ka, përfshirë dhe shqyrtimin e asociacionit, që nga KiE-ja ishte një faktor shumë i rëndësishëm.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit