Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi s’e ka kursyer aspak qeverinë dhe ministrin Maqedonci për situatën e krijuar në FSK. Për mungesën dhe cilësinë e ushqimit, deputetja e PDK-së ka thënë se është urgjente që të gjinden përgjegjësit dhe të jepet llogari për situatën e krijuar.
“Sot, në vend që të flasim për përparim dhe përafrim me forcat modern ushtarake, ne po flasim për një aspekt jetik të mirëqenies së ushtarëve tanë. Për bukën e tyre. Është obligim dhe detyrë e jona primare që të reagojmë dhe të kërkojmë me ngulm përgjegjësi dhe mbi të gjitha llogari nga qeveria aktuale e cila e ka sjellur situatën në këtë pikë denigruese dhe të rrezikshme.
Si është e mundur që FSK-ja, të përballet me mungesa bazike? Pa armë, pa rroba, pa paga të arsyeshme, pa bukë dhe pa dinjitet.
A është normale që 25 vjet pas lufte, ushtarin tonë ta detyrojmë të mbahet në këmbë vetëm nga krenaria?
A është normale që të heshtim kur Albin Kurti, përmes një kontrate njëburimore, ka siguruar ushqim për qentë e ushtrisë, por jo për ushtarët? Të gjithë jemi më së të vetëdijshëm që, tema për të cilën po diskutojmë sot e prek bërthamën e sigurisë dhe sovranitetit të vendit tonë! Dhe siguria dhe sovraniteti i vendit qëndrojnë mbi çdo parti, mbi çdo individ dhe mbi çdo temë tjetër” ka thënë deputetja në seancën e Kuvendit.
“Ushtarët tonë sot, kanë ushqim PA proteina dhe kalori, sepse ushqimi përgaditet me çkado që ka qëllu në rezervë! Kjo është në kundërshtim me standardet e ushtrisë.
Dhe çfarë është më e keçja, shujtën ditore ushtarit tonë ia përgaditë personi që nuk ka certifikatë të sigurisë. Pra ushtria mund edhe të helmohet qëllimisht dhe askush të mos merr përgjegjësi për këtë.
E dyta: Janë raportuar keqpërdorime edhe me fondet e ushtrisë, e që si rezultat kanë mungesa të vazhdueshme të veshjeve dhe pajisjeve që janë thelbësore për të siguruar që ushtarët tanë të jenë të përgatitur dhe të pajisur për përmbushjen e detyrave të tyre.
Sot, ushtari i Kosovës ka uniformë e çizme të grisura sepse kjo qeveri vjedhë edhe në ternderatë ushtrisë!
E treta: Pagesa jo e duhur: Sot, ushtarit të Kosovës NUK i paguhen orët shtesë të shërbimit dhe është e vetmja kategori e përjashtuar me ligj nga Albin Kurti, me koordinim siç po dihet!
E katërta: Sigurimi: Sot, ushtari i Kosovës nëse lëndohet në detyrë, kjo qeveri nuk i ofron kujdesdhe e përjashton nga puna!
Dhe, përveç keqtrajtimit dhe përdhosjes deri në mjerim të ushtrisë tonë, nën këtë qeverisje është evidente edhe tendenca për të politizuar institucionet e sigurisë, përfshirë edhe FSK-në” ka thënë Musliu-Shoshi para deputetëve.
Deputetja ka lutur rininë e Kosovës që të mos demotivohet nga kjo situatën e krijuar ngase sipas saj këta udhëheqës politikë janë veç kalimtarë. “Krejt në fund kam vetëm një lutje për të gjitha vajzatdhe djemt tonë që të MOS dorëzohen e demotivohennga udhëheqës politik që në Kosovë janë veç kalimtar, që të ardhmen e fëmijëve e shohin në Norvegji, e që në tokën e Kosovës NUK kanë as varr e as pronë” ka thënë Musliu-Shoshi.