Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar analistit Shkëlzen Gashi, i cili dje kryeministrin Albin Kurti e ka quajtur car.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Gashi nëpërmjet Kurtit po mundohet ta imitoj carizmin rus.
“Gjuha shpeshëhere në mënyrë të pavetëdijshme na i pasqyron edhe afinitetet dhe mentalitetin tonë politik të brendshëm, edhe pse nuk e pranojmë hapur. Cilësimi si Car nga ana e analistit Shkelzen Gashi për kryeministrin Kurti, mbase në mënyrë të pavetëdijshme ia zbulon pasionin e tij për traditat politike të despotizmit rus. Sepse carizmi si mentalitet dhe trashëgimi politike lidhet vetem me këtë vend. Dhe nuk i takon traditave politike demokratike dhe kushtetuese perëndimore, të cilën këta fantaike pretendojnë se e mbrojnë. Madje edhe para triumfit të demokracive liberale, shtetet e provinences perëndimore e kanë njohur modelin e monarkisë absolute, por kurrë atë të carizmit, të cilin siç po duket Shkelzen Gashi, tenton ta ta imponoj nëpërmjet Albin Kurtit”, ka shkruar Musliu.
Ajo është shprehur e bindur se kjo përpjekkej do të dështojë.
“Por kjo përpjekje e tij traumatike, politikisht do të dështojë turpshëm, sepse ky vend ka derdhur gjak dhe ka bërë një luftë lapidare për liri së bashku me botën perëndimore për t’u bërë pjesë e universit demokratik, e kundër despotizmit siberik rus”, ka shkruar ajo.