Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka konfirmuar se Igor Popoviq ka pranuar fajësinë për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” gjatë një seance të hapur, të monitoruar edhe nga mediat.
Sipas Musliut, Popoviq u pajtua publikisht me deklaratën e avokatit të tij dhe marrëveshjen me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Tutje ai shtoi se reagimi i Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, e cila pretendon se pranimi është bërë nën presion, është cilësuar si i pavërtetë dhe shenjë e pafuqisë së saj për të ndërhyrë në vendimet sovrane të Kosovës.
”Igor Popoviq pranoi fajësinë
Në një seancë të hapur dhe të monitoruar edhe nga media Igor Popoviq u pajtua publikisht me deklaratën e përfaqësuesit të tij ligjor që pranon fajësinë për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” dhe marrëveshjen me Prokurorinë Speciale të Reublikës së Kosovës. Deklarata e Ministrisë së Drejtësisë e Serbisë se pranimi i fajësisë nga ana e Igor Popoviq është bërë nën presion është sa e pavërtetë aq edhe një piskamë e pafuqisë së Serbisë për të ndërhyrë në vendimet sovrane dhe demokratike të institucioneve të Republikës së Kosovës.” ka shkruar Musliu