Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka publikuar disa mesazhe qe i ka dërguar një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Në bisedën që e ka publikuar Musliu shihet se pjesëtari i PK-së i ka shkruar disa rreshta dedikuar heroit Afrim Bunjaku, i cili u vra në Banjskë më 24 shtator.
Deputetja e PDK-së, ka thënë se polici është i zhgënjyer dhe i demotivuar, duke shtuar se me pajtimin e tij po i ndan mesazhet me qytetarët.
“Një Polic i Kosovës i zhgënjyer dhe i demotivuar sapo mi dërgoj këto vargje dhe me pajtimin e tij po i ndaj me qytetaret.” – ka shkruar Musliu në Facebook.