Sot u përkujtua një nga vajzat më emblematike të UÇK-së, Mervete Maksutaj.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kujtuar kontributin e saj, ndërsa ka akuzuar liderët shtetërorë si asnjë prej tyre nuk ia kushtojë asnjë fjali ish-ushtares së UÇK-së.
Ajo thotë se politikanët tanë pa dallim heshtën, ashtu si edhe organizatat e grave, andaj shtron pyetjen:” a thua pse?
Deputetja Musliu thotë se vajzat si Mervete Maksutaj janë shembulli më i mirë i të vepruarit e barabartë dhe modeli më i mirë për të gjitha vajzat dhe gratë e Kosovës.
Postimi i plotë:
REAGIM ME SHKAS!
Çdo ditë po dëshmojmë mënyrën tallava të të bërit politikë.
Gjithmonë sipas motos, një apo dy ditë “tam-tam” dhe kalojmë në trendin tjetër, sepse kështu po pëlqehet, kështu po e kërkon masa.
Sot u përkujtua një nga vajzat më emblematike të UÇK-së. Asnjë lider shtetror, pozite apo opozite grua apo burrë nuk ia kushtojë një min. kohë, nuk ia kushtojë një fjali .
Athua pse?
A po pozicionohet qëllimshëm një profil viktimizues i grave në Kosovë?
Apo mjafton herë pas here një foto e Shotës nxjerrë nga goggle, se jo që bënë ndonjëherë apo bëjnë aktualisht diçka për të.
Xheva sikur ka rënë nën hijen e bashkëshortit të saj!!!
Fatimja po ashtu nuk përkujtohet siç e meriton!
Sot u përkujtua vajza heroike, 20 vjeçarja Mervete Maksutaj.
Politikanet tanë pa dallim heshtën. Heshten edhe organizatat e grave.
Rastet e fundit mos u perseritëshin më, por me feminizëm histerik nuk përmirësohet pozita e Gruas.
Duke promovuar gratë në rolin e viktimës dhe ato që ngjajnë me objekte nuk edukohen brezat e ri me vetbesim dhe dinjitet.
Lavdi heroizmit tënd Mervete Maksutaj!
Vajzat si ti janë shëmbulli më i mirë i të vepruarit e barabartë. Vajzat si ti janë modeli më i mirë për të gjitha vajzat dhe gratë e Kosovës.