-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Musliu: “Protestuesit” e Vuçiqit dështuan me bllokim rrugësh

- Advertisement -

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, konkretisht bllokadat e vendosura nga serbët në pikëkalimet kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.

Musliu ka thënë se këto ishin te organizuara nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

““Protestuesit” e Vuçiqit dështuan me bllokada rrugësh, edhe pse kishin kompetenca e të drejta të policisë. Paramendoni që këta “protestues” ndalonin dhe identifikonin shoferet, e pastaj vendosnin t’i lejojnë ose jo të kalojnë”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ai theksoi se “protesta” u ndal për shkak të numrit të vogël të pjesëmarrësve serbë.

“ Ata e ndaluan “protesten” per shkak se ne mes te tyre nuk kishte numer te mjaftueshem serbesh nga Kosova, pervec disa proksive nga Beogradi. Ky organizim ishte nje deshtim i qarte, pavaresisht se u perkrah nga Vucic, Vulin e Radoicic. Madje u perkrah edhe nga Moska”, shkroi ai ndër të tjera.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit