18.5 C
New York
Monday, September 8, 2025

Buy now

Musliu: Presidentja është shndërruar në asistente të Kurtit, nuk po e luan rolin që i takon

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar presidenten Vjosa Osman.

Ajo ka thënë se shefja e shtetit nuk po e luanë rolin që i takon me Kushtetutë.

Musliu ka thënë se presidentja është shndërruar në asistente teknike të kryeministrit Albin Kurti.

Në vend që të kemi një presidente e cila do të unifikonte popullin në situata normale e me theks të veçantë në situata krizash siç ka qenë kriza e 24 shtatorit, ne e kemi një presidente e cila e luan rolin e asistentes teknike të Albin Kurtit. Roli i presidentit apo i presidentes është shumë qartë përcaktohet në Kushtetutën e vendit prandaj ajo në as një formë nuk e ka respektuar rolin e saj. Ajo ka heshtur dhe ka pranuar si të mirëqene çdo gjë që ka ndodhur në këtë vend”, ka thënë Musliu për EO.

Ajo ka bërë me dije se heshtja e presidentes për shumë skandale ka qenë e papranueshme.

Loja me Prokurorin e shtetit, heshtja e saj ndaj sulmeve që ju kanë bërë gazetarëve të Kosovës, heshtja e saj me ditë të tëra për veriun, heshtja saj për skandalet diplomatike që po ndodhin çdo ditë. Heshtja saj ndaj kërkesave të Policisë së Kosovës e bënë presidentët të mos jetë kredibile, mos të flas se lista është e gjatë e problemeve për të cilat presidentja është dashtë ta jap mendimi dhe qëndrimin e saj. Të unifikoj popullin, të thërras edhe qeverinë që të reflektoj ndaj kërkesave të qytetarëve, ajo përkundrazi ka qenë një patericë e Albin Kurtit”, është shprehur deputetja e PDK-së.

Të ngjashme

Të fundit